Flash News

E-TJERA

Meta takon Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme: Pas 25 prillit, krimi i organizuar do marrë goditje të prerë

Meta takon Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme: Pas
Presidenti me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson.

Gjatë takimit, Meta njofton se ka nënvijëzuar rëndësinë se do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falënderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shkruan Meta pas takimit.

Të fundit