Flash News

E-TJERA

Nga d*oga deri tek dhuna, arrestohen 5 persona në Tiranë

Nga d*oga deri tek dhuna, arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.  Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 29-vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë një 34 vjeçar u vu në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Në Krujë, u arrestua një tjetër person pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Policia rrugore arrestoi një 20 vjeçar pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar një 60 vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një 37 vjeçar nga Tirana u ndalua pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 Njoftimi i plotë: 

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin T. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– Xh. M., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen M. D., 60 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– B. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit