Flash News

E-TJERA

Përfundon trajtimin në QSUT, Ilir Beqaj rikthehet në paraburgimin e Durrësit

Përfundon trajtimin në QSUT, Ilir Beqaj rikthehet në paraburgimin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është rikthyer në burgun e Durrësit pas disa ditësh qëndrimi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Beqaj, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar sërish në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku po vuan masën e sigurisë “arrest në burg”.

Beqaj u shtra në shërbimin e Alergologjisë në QSUT, pasi pësoi një alergji akute të shfaqur në lëkurë, e shoqëruar me temperaturë të lartë dhe infeksion. Pas ndërhyrjes mjekësore, gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të burgut.

Të fundit