Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Milot, shkak parakalimi i gabuar

Plagosje me thikë në Milot, shkak parakalimi i gabuar

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Milot këtë të mërkurë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një parakalimi të gabuar në rrugë. Filllimisht vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola, si dhe kushëriri i tyre Gerardo Kola, u përfshinë në nëj përplasje fizike me Arbër Aliun, 30 vjeç.

Gjatë përplasjes, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjë dhe u dërgua në spital.

Policia arrestoi Klaudio Kolën, i dyshuar për plagosjen dhe dëmtimin e automjetit të Aliut. Ky i fundit po procedohet penalisht për deklarim të rremë, ndërsa Elio dhe Gerardo Kola janë në hetim në gjendje të lirë.

Të fundit