Flash News

E-TJERA

Policia heq tabelën në oborrin e Xhamisë Ebu Bekr, përballë kullës 35-katëshe që po ndërtohet në Shkodër

Policia heq tabelën në oborrin e Xhamisë Ebu Bekr,

Në qendër të Shkodrës, përpara Xhamisë Ebu Bekr, është rikthyer përplasja institucionale pas ndërhyrjes së policisë mbrëmjen e djeshme. Forcat e rendit kanë hequr një tabelë që ndodhej brenda rrethimit të xhamisë, e cila mbante një citat fetar mbi drejtësinë dhe pronësinë.

Tabela ishte vendosur disa ditë më parë nga Myftinia e Shkodrës, pasi policia bashkiake kishte larguar një tabelë të ngjashme nga i njëjti vend. Pas ndërhyrjes së parë, Myftinia e kishte rivendosur shenjën paralajmëruese disa metra më tutje, sërish brenda territorit të institucionit fetar.

Në mbishkrimin e tabelës thuhej se “kush merr padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, në Ditën e Kiametit do të mbajë në qafë shtatë palë tokë”, një citim profetik që Myftinia e ka lidhur me mosmarrëveshjen për pronësinë e truallit përballë xhamisë.

Pikërisht në atë zonë po ndërtohet një kullë 35-katëshe pranë ish-hotel “Turizmit”, ndërtim që sipas Myftinisë, prek tokë të cilën ajo pretendon si pronë të përbashkët të komunitetit mysliman, atij ortodoks dhe familjes Laçej.

 

Të fundit