Flash News

E-TJERA

Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar

Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar

Gjykata e Tiranës ka zgjidhur përfundimisht martesën mes Princ Leka Zogut dhe Elia Zaharisë.

Vendimi i divorcit është marrë më datë 25 prill 2024 dhe është arritur dakordësi nga të dyja palët, çka do të thotë se pritet të mos apelohet.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese "Zaharia" ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina

"Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu. Zgjidhjen e marteses ligjore midis kerkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.  Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kerkuesia Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka patur para martese "Zaharia", thuhet në vendimin e gjyqtarit Adriatik Bocaj.

Të fundit