Flash News

E-TJERA

Pse Shqipëria nuk ndahet nga RMV? Michel: Do punojmë për ta zgjidhur, ç'thotë për ‘Open Balkan’

Pse Shqipëria nuk ndahet nga RMV? Michel: Do punojmë për ta

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i pyetur për ndarjen e mundshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e integrimit, tha se do të punohet për të zgjidhur ngërçin.

Michel tha se padurimi i Shqipërisë për integrimin është i justifikueshëm, teksa garantoi se do të punohet për të zgjidhur ngërçin që e ka krijuar vetoja bullgare.

“Përpiqem të them se kjo ndarje u urua në drejtimin e anasjelltë lidhur me situatën në dy vendet, natyrisht është shumë e përligjur që në Shqipëri të ketë padurim për të filluar këto negociatë sa më shpejt. Unë jam një partner dhe mik i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë me të cilat jemi konfrontuar. Pozita e kryeministrit është plotësisht e përligjur lidhur me këtë”, deklaroi Michel.

Presidenti i KE u shpreh pro nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ duke theksuar se të gjitha vendet duhet t’i bashkohen në mënyrë që Ballkani Perëndimor të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian.

“Sa i përket Ballkanit të Hapur e mbështes dhe uroj që të gjithë të bashkohen me këtë nismë sepse sa më shumë të jenë do të jenë aq më të larta mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike dh kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha Michel.

Të fundit