Flash News

E-TJERA

Integrimi, presidenti i KE: Po përshpejtojmë integrimin, Shqipëria të mos presë deri në qershor

Integrimi, presidenti i KE: Po përshpejtojmë integrimin,

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është duke zhvilluar konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Michel tha nga Tirana se janë duke punuar për të përshpejtuar integrimin, në mënyrë që Shqipëria të mos presë deri në muajin qershor për plotësimin tërësisht të negociatave. Michel nënvizoi se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Diskutuam marrëdhënien midis Shqipërisë dhe BE-së. Ne duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit. Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë partnerët e tjerë në rajon. Kjo do të thotë që ne po bëjmë përshpejtimin e integrimit tashmë dhe të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat e anëtarësimit në Qershor. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt”, tha Michel.

Të fundit