Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira

 Rama: Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë

 Kryeministri Edi Rama e ndali sot turin e tij elektoral në qarkun e Lezhës. 

Pasi prezantoi skuadrën e tij, Rama foli mbi hapjen e negociatave, ku tha se Bashkimi Europian nuk ka pasur dëshirën për ta afirmuar vendon tonë në union.

"Ne kemi që në vitin 90 që ëndërrojmë që të jemi si gjithë Europa. Nga ’92 ne jemi përpjekur që të futemi në BE, por ne i kemi bërë detyrat dhe pavarisht kësaj 3 herë rresht Komisioni Europian thoshte shiko se janë disa probleme të tjera, pra nuk ishte dëshira nga ana e tyre që të na hapin derën dhe të na merrnin si është sot. 

Për herë të parë, ata duan që ne të hyjnë BE dhe të hyjmë sa më parë, jo se ranë në dashur me ne por ne i kemi bërë detyrat tona. Kur kemi marr detyrën në fillim ka qenë e tmerrshme, nuk të shihnin në sy ca ti themi ne tani këtyre dhe nuk kishin as respekt dhe as besim për ne. Ata duan që të zgjerojnë BE dhe të marrin anëtar të rinj dhe anëtarët e rinj më afër derës janë Shqipëria dhe Mali i Zi", tha Rama.

Të fundit