Flash News

E-TJERA

Seanca për Dakon, GJKKO ndryshon masën për dy të akuzuar

Seanca për Dakon, GJKKO ndryshon masën për dy të akuzuar

GJKKO ka lënë në burg sot ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste.

Gjatë seancës, Dako mohoi akuzat, ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili tha se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë.

Ndërkohë, për topografin Adrian Bulkun, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi arrest shtëpie.

Edhe për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim për t’u paraqitur.

Në burg janë lënë Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të krer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”; 

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. nën  akuzë për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; 

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; 

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; 

Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike, nën akuzë për  “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”; 

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”

Firzilet Hajdëri,  nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

 

Të fundit