Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar që trafikonte lëndë narkotike/ Si nisën hetimet në 2019-ën, përdornin kode

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar që trafikonte lëndë

Policia italiane ka shkatërruar një grup që trafikonte drogë. Prokurori i  Frosinone, Antonio Guerriero ka bërë me dije se pjesë e grupit trafikant prej 29 personash ishin edhe tre shqiptarë.

Guerriero thekson se grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë kishte paraqitur rrezikshmëri të lartë dhe alarm për komunitetin e Frosinone.

Mediat italiane raportojnë se policia zhvilloi kontrolle në 20 banesa, përdorën qentë anti-drogë dhe helikopterë për të shkuar në gjurmët e trafikantëve.

Hetimet për këtë grup nisën në 18 maj të 2019-ës, pasi karabinierët ranë në gjurmët e një personi që përdorte kokainë. Kështu ai u vu në përgjim dhe më pas u zbuluan emrat e tjerë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas hetuesve, anëtarët e grupit përdornin një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia. Operacioni policor çoi në sekuestrimin e një sasie kokainë me vlerë 200 mijë euro.

Të fundit