Flash News

E-TJERA

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Beratit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 në lagjen “Çlirim”, ku një sasi e lëndës shpërthyese është vendosur në derën e një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet S. F.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit dhe zonën përreth.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale.

Të fundit