Flash News

E-TJERA

Siguron mandatin e 6-të, Armand Duka rizgjidhet president i FSHF

Siguron mandatin e 6-të, Armand Duka rizgjidhet president i FSHF

Zgjedhja e FSHF nuk solli surpriza. Armand Duka siguroi mandatin e gjashtë duke u rizgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përballë tij, ishin dy kandidatë gazetari dhe komentatori i sportit Dritan Shakohoxha, i cili nuk ishte fare i pranishëm në asamble dhe ish-trajneri Sulejman Starova.

Duka u shpall fitues me 37 vota pro, dy të pavlefshme dhe 4 që shkuan për Sul Starovën. Të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total.

Kujtojmë se Armand Duka u pezullua nga posti i presidentit  me vendi të gjykatës së Tiranës, deri në zgjidhjen e ngërçit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës.

Të fundit