Flash News

E-TJERA

Sot ndeshja Shqipëri-Angli, ja akset rrugore që do të bllokohen

Sot ndeshja Shqipëri-Angli, ja akset rrugore që do të bllokohen

Shqipëria pret sot Anglinë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të kualifikuesve të Botërorit.

Në kuadër të ndeshjes, duke nisur nga ora 14:00 do të bllokohen disa akse rrugore të kryeqytetit. Konkretisht do të ketë bllokime në këto akse:

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;

⁠Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

 

Të fundit