Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen dy të rinj (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen dy

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Si pasojë e të shtënave raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Policia bën me dije se të rinjtë janë dërguar fillimisht në Spitalin e Sarandës por më pas janë nisur drejt Tarumës për ndihmë më të spcializuar mjekësore.

"Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar',- thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë sakaq, grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të fundit