Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë është raportuar mbrëmjen e sotme pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, ku dyshohet për të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Një person dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ndërsa nuk ka ende konfirmim për persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat. Hetimet janë në vijim dhe pritet të ketë një informacion më të detajuar në orët në vijim.

Të fundit