Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Tentoi t'i ikte policisë, arrestohet trafikanti shqiptar në Greqi
Një shqiptar është arrestuar në Greqi për trafik droge. Trafikantët e drogës gjatë tentativës për tu arratisur nga policia janë përplasur me një mjet. Pas aksidentit është bërë i mundur arrestimi i tyre dhe gjetja e rreth 80 kilogram drogë, kanabis i përpunuar (çokollatë).
Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur mesditën e së shtunës, kur policia në Igumenicë kanë bërë me shenjë për të kontrolluar një automjet që lëvizte në rrugën e vjetër Makrichora-Mazarakia. Drejtuesi i mjetit është larguar duke u vënë në ndjekje. Në brendësi të fshatit Mazarakia, drejtuesi i mjetit të dyshuar ka humbur kontrollin, ka përplasur një automjet të parkuar dhe ka ndalur.
Menjëherë pas kësaj, dy personat kanë tentuar të arratisen në këmbë, ku policia më pas ka vënë në pranga trafikantët. Brenda automjetit policia gjeti 4 thasë, në të cilat ndodheshin afërsisht 80 kilogramë kokainë të përpunuar. Dy të arrestuarit janë dërguar në Komisariatin e Policisë Thesproti, ndërsa makina, e cila i përket një të afërmi të grekut të arrestuar dhe droga janë konfiskuar. Hetimet paraprake po kryhen nga Prokuroria e Narkotikëve në Igumenicë, ndërsa dy të arrestuarit pritet të dërgohen në Prokurorinë e Thesprotisë.