Flash News

E-TJERA

Tjetër vrasje në vend, 63-vjeçari godet me thikë 42-vjeçarin në Berat

Tjetër vrasje në vend, 63-vjeçari godet me thikë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend, ku një 63-vjeçar ka goditur për vdekje me thikë një 42-vjeçar.

Vrasja dyshohet se ndodhi për motive të dobëta gjatë një konflikti.

“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit