Flash News

E-TJERA

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Dule: Nuk ishin ushtri e huaj, ata luftuan kundër fashizmit. Nderimi i tyre duhej bërë kohë më parë

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Dule: Nuk ishin
Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka qenë sot i pranishëm në Këlcyrë në ditën e Festës së ‘Jo’-së tek varrezat e ushtarëve grekë, teksa është shprehur se etiketimet e të rënëve grekë si pjesë e një ushtrie të huaj janë të papranueshme, pasi bëhej fjalë për një lufte anti-fashizmit.

Dule ka theksuar se nderimi i të rënëve gjatë luftës duhet të ishte përmbushur kohë më parë nga Shqipëria.

”Nuk jam unë ai që mund të them se çfarë mendon Greqia. Ajo mund të them është që nuk është vetëm një marrëveshje. Nderimi i të rënëve nga lufta anti-fashiste, dhe në rastin konkret heronjve të ushtrisë greke kundër pushtuesve fashistë italianë.

Është një mision i shoqërisë shqiptare, i Shqipërisë që duhet ishte përmbushur më parë. Mentalitete të tilla, se ishte një ushtri e huaj janë të papranueshme në kohën kur bëhet fjalë për t’i dhënë një goditje fashizmit. Në Normandi luftuan amerikanët, britanikët",  deklaroi Dule.

Të fundit