Flash News

E-TJERA

Vrau të riun pas mesnate, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

Vrau të riun pas mesnate, arrestohet efektivi i policisë në
Foto Ilustruese

Arrestohet efektivi i policisë i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Efektivi i “Shqiponjave” është arrestuar nga SHÇBA si person i dyshuar për vrasjen e të riut në rrugën në zonën e Laprakës, me akuzën e vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, kur i  riu kishte dalë nga banesa duke shkelur orën policore.

Efektivi i policisë gjatë dëshmisë së tij tha se e kishte vënë re 25-vjeçarin gjatë orëve të vona dhe i është dukur i dyshimtë. Ai pretendon se e kishte thirrur për ta kontrolluar, por në këtë moment i riu i ka nxjerrë armën dhe për këtë arsye ka qëlluar në drejtim të tij.

Sipas ekspertizës, i riu humbi jetën pasi u qëllua me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjes.

Të fundit