Flash News


E-TJERA

Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë; Plumb në kokë dhe shpatull, si u ekzekutua i riu në Tiranë

Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë; Plumb në kokë
Në foto: Viktima Klodjan Raxha

Zbardhet deklarata e efektivit të policisë, i cili ekzekutoi me dy plumba, në kokë dhe shpatullë, 25-vjeçarin në Klodjan Raxha, mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se, në dëshminë e tij përballë policisë, efektivi është shprehur se kishte menduar se i riu e kishte kërcënuar me armë dhe ndaj kishte vepruar.

“I kërkova të riut të ndalonte për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Herë pas here kthehej dhe mu duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, është shprehur efektivi.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë. Efektivi i policisë u përpoq ta neutralizonte, duke e qëlluar të riun me armë, por që i shkaktoi atij vdekjen.

“Isha turni i 3 ne pune. Pas instruktazhit ne komisariat kam nisur patrullimin ne zone për te pare zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unaze një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimte. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, tha polici.

Të fundit