Flash News

E-TJERA

"Ndal, policia!" Nuk iu bind urdhrit dhe kanosi policinë, efektivi qëllon për vdekje me armë zjarri 25-vjeçarin

"Ndal, policia!" Nuk iu bind urdhrit dhe kanosi policinë,
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 25-vjeçar është neutralizuar nga një efektivë policie pasi nuk iu bind urdhrit.

Mësohet se viktima është larguar me vrap duke nxjerrë në drejtim të punonjësit të policisë një send të fortë (dru), e cila për shkak të errësirës është menduar si armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, në një rrugicë të pandriçuar. Dyshohet se lëvizjet e dyshimta të 25-vjeçarit, kanë bërë që efektivi i policisë të ndihet i kërcënuar dhe ta neutralizojë atë.

25-vjeçari Klodjan Rasha ka humbur jetën në rrugës për në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia për hetimin e plotë të ngjarjes. Prokurori ndodhet në vendngjarje duke ndjekur e monitoruar të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme, Ankesat në MB dhe Policia.

Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore punonjësi i policisë me iniciale N.H..

Viktima Klodian Rasha rezulton i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:45 të mesnatës  shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të tyre. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë, përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap, duke hedhur në drejtim të tij një send të fortë, në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë, punonjësi i policisë e ka qëlluar me armë zjarri.  Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital. Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje duke ndjekur e monitoruar të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme , Ankesat në MB dhe  Policia.

Punonjësi i policisë N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Ende vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

"Ndal, policia!" Nuk iu bind urdhrit dhe kanosi policinë,
Në foto: 25-vjeçari Klodjan Rasha

Të fundit