Flash News


E-TJERA

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se janë regjistruar 39 procedime penale për Krimet Zgjedhore.

Në një postim në rrjetin social FB, SPAK bën të ditur se janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.

Sipas SPAK, 21 raste janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur nga vetë SPAK dhe 3 janë bërë kallëzime nga shtetas të ndryshëm.

Të fundit