Flash News

KRYESORE

Eksperti i çështjeve të terrorizmit flet nga Uashingtoni: Shqipëria i ka hedhur dorezën në fytyrë Iranit, pse duhet pasur kujdes

Eksperti i çështjeve të terrorizmit flet nga Uashingtoni:

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe sigurisë Adrian Shtuni, në një lidhje ‘live’ me emisionin “Real Story” ka folur nga Uashingtoni për konfliktin mes SHBA-ve dhe Iranit dhe rolin e Shqipërisë.

Shtuni tha se nisur nga deklaratat e liderëve shqiptarë dhe dëbimi i ambasadorit të Iranit, Shqipëria në një farë mënyre i ka hedhur dorezën në fytyrë Iranit, pra e ka sfiduar dhe duhet pasur kujdes.

“Ka një shqetësim sa i përket çështjes së sigurisë. Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëria janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë. Nëse ka shans që Irani të godasë brenda SHBA, janë më të ulëta.

Për mendimin tim rrezikshmëria është ekzistente. Ka pasur tendenca më para. Dëbimi i ambasadorit ishte një farë ofendimi i drejtpërdrejtë, një farë hedhje e dorezës në fytyrë. Gjithashtu deklaratat e liderëve që e kanë identifikuar Iranin si burim destabiliteti. Soleimani ka pasur gjak në duar për vrasjen e qindra amerikanëve kështu që goditja ka qenë e pritshme. Sa i përket aspektit të rrezikshmërisë me të cilin përballet Shqipëria duhet të kihet kujdes. Aftësitë e Iranit për të goditur në mënyrë asimetrike janë shumë të limituara. Goditja e dy bazave ishte për të shpëtuar fytyrën”, u shpreh eksperti Shtuni.

Të fundit