Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me votat e diasporës/ Berisha: Zarfet u grumbulluan në një qendër dhe u plotësuan për PS-në

Skandali me votat e diasporës/ Berisha: Zarfet u grumbulluan në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kA publikuar këtë të premte të tjera prova që vërtetojnë sipas tij mashtrimet e bëra me votën e diapsorës. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se zarfet nuk janë dërguar tek votuesit por janë grumbulluar në një pikë dhe janë plotësuar për Partinë Socialiste, 

Kreu demokrat thotë se ky është një krim elektoral dhe se opozita nuk do i njohë asnjëherë këto zgjedhje. 

Berisha: Zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në.
Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë.
Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama.
Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit.

Latest news