Flash News

POLITIKOFF

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund

Kryetari i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Ankarasë (AU), prof. dr. Serhat Birengel thotë se bakteret legionella të transmetuara përmes kondicionerëve mund të shkaktojnë pneumoni.

Birengel në një deklaratë për Anadolu foli për problemet shëndetësore që mund të lindin për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të kondicionuar dhe rritjes së sëmundjeve infektive gjatë muajve të verës.

Duke tërhequr vëmendjen te përdorimi në rritje të kondicionerëve gjatë muajve të verës, Birengel tha se kalimet e papritura nga i nxehti në të ftohtë mund të ndikojnë negativisht në sistemin imunitar.

"Përderisa temperaturat rriten për shkak stinës, si konsumi i lëngjeve ashtu edhe përdorimi i kondicionerëve mund të shkaktojnë dobësi të trupit për shkak të dallimeve midis të nxehtit dhe ftohtit. Bakteret legionella të transmetuara përmes kondicionerëve mund të shkaktojnë pneumoni. Ndërsa trupi dobësohet, bëhet më e lehtë që viruset e tjera të frymëmarrjes të bëjnë vend", paralajmëroi ai duke shtuar se nuk duhet qëndruar përballë kondicionerit veçanërisht kur njeriu djersitet.

- "Temperatura ideale për ajër të kondicionuar në mjediset e punës është 18-21 gradë"

Mjeku turk foli edhe për përdorimin e kondicionerit në mjediset e punës. "Temperatura ideale për ajër të kondicionuar në mjediset e punës është 18-21 gradë. Nëse uleni afër ajrit të kondicionuar, ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë edemë të mukozës së sinuseve dhe sinusitit tek ata me alergji. Kjo vlen edhe për kondicionerët e automjeteve; është e dobishme të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës", tha ai.

Ai dha informacion rreth shkaqeve kryesore të infeksioneve të verës. "Konsumimi i pijeve të ftohta në veçanti mund të ketë efekte negative në sistemin gastrointestinal, ndërsa pijet e përgatitura në mjedise johigjienike ose pirja e ujit nga burime të papaketuara mund të shkaktojnë infeksione të zorrëve", u shpreh Birengel./ AA.

Latest news