Enigma e varrit në Dragot/ Mirë ushtari ishte grek, po alfabeti në medaljon pse ishte me gërma latine

Televizioni Report TV ka raportuar si lajm ekskluziv gjetjen e një varri, që me sa duket i përket luftës Italo-Greke me pretendimin se i përket një ushtari grek dhe se ky ishte varri i parë i një ushtari grek të rënë në tokë shqiptare.

Një fakt kureshtar megjithatë mbetet alfabeti i përdorur në medaljonin e ushtarit me mbiemër Greco (një mbiemër i shumëpërdorur në Itali që e ka origjinën  nga zhvendosjet e popullatës nga viset greke dhe shqiptare), është latin dhe jo grek.

Politiko.al raportoi më herët për dyshimet se ushtari ishte italian.

Një ushtri nacionaliste si ajo greke, ka pak gjasa të ketë përdorur alfabet latin në medaljonet identifikuese të ushtarëve të saj.