Flash News

KRYESORE

Erdogan i kërkon BE të hap negociatat për Shqipërinë. Argumentet

Erdogan i kërkon BE të hap negociatat për Shqipërinë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga BE, do të ndikonin në zhvillimin e rajonit.

Erdogan, i bëri këto komente gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai shtoi se Turqia gjithnjë ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike. "Vendimet që BE do t'i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procesi në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj", u shpreh presidenti turk.

"Rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Evropës, por edhe ardhmërinë e saj dhe potencialin për të qenë shpresë. Ne besojmë se liderët evropianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t'i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë", theksoi presidenti i Turqisë.

Të fundit