Flash News

KRYESORE

Fati i negociatave, Macron optimist për Samitin e Zagrebit: Duam që të ketë sukses

Fati i negociatave, Macron optimist për Samitin e Zagrebit: Duam që

Presidenti francez Emmanuel Macron, në takimin që zhvilloi këtë të martë me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç në Paris tha se Franca uron që Samiti i Zagrebit të ketë sukses.

Ai nënvizoi Franca ka propozuar një metodë të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë vetëm një proces burokratik.

"Uroj që Samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet dhe sukses. Franca ka propozuar një metodë të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë vetëm një proces burokratik, por një rrugë me të vërtetë politike përpara e cila mund të të përshpejtohet dhe të kthehet mbrapa dhe që përmban kushte dhe gjithashtu, përfitime konkrete për vendet kandidate ", tha Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenkoviç dhanë një deklaratë për shtyp përpara një dreke pune në Pallatin Elysee, raportojnë mediat e huaja.

Nga ana e tij kryeministri Plenkoviç tha se takimi ishte i një  rëndësie të veçantë.

"Jam i kënaqur që Presidenti Macron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e Samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është në interesin tonë që vendet të jenë të qëndrueshme dhe të zbatojnë reformat ekonomike dhe sociale", tha Plenkoviç.

Kroacia mori presidencën e saj të parë të BE në 1 Janar 2020 nën moton “Një Evropë e fortë në një botë sfidash”.

Presidenca e shtetit më të fundit anëtar të BE-së do të përqendrohet në katër shtylla: Një Evropë që zhvillohet, Një Evropë që lidhet, Një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim.

Të fundit