Flash News

KRYESORE

Fitore me përmbysje, Reali kap Barcelonën me pikë

Fitore me përmbysje, Reali kap Barcelonën me pikë

Real Madridi sonte kapi Barcelonën me pikë në tabelën e renditjes së La Ligës duke fituar 3-1 ndaj Real Sociedadit. Kjo fitore u arrit me përmbysje, sepse fillimisht madrilenët u gjetën në disavantazh. Saktësisht, Barcelona dhe Reali kanë numër të barabartë pikësh, nga 28.

Reali pësoi gol pas vetëm 2 minutash lojë. Willian Jose shfrytëzoi episodin e shëmtuar të mbrojtësit Ramos, i cili bëri një gabim që fatmirësisht nuk i kushtoi shumë Realit. Reagimi i "Los Blancos", megjithatë, nuk mund të mungonte. Prej tyre pritej fitorja.

Në të 37' Benzema shënoi golin e barazimit duke arritur në kuotën e 25 golave sezonalë. Real Madridi e shënoi shpejt golin e përmbysjes. Në të 47', Valverde nderoi trajnerin Zidane për besimin duke u ndihmuar edhe nga një devijim.

Golin më të bukur të ndeshjes e shënoi Modric në të 74', i cili ishte edhe goli i sigurisë për Real Madridin. Kroati dha dy asiste në golat e mëparshëm të kësaj ndeshjeje.

Të fundit