Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Gazetaria e 'citimeve të këqija' dhe Kryeministri i 'veprave të mira'?
Elvin Luku
Gjatë një konferencë me Kreun e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në Bruksel, ku diskutohej hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Kryeministri Edi Rama i tërhoqi edhe njëherë “veshin” gazetarëve shqiptarë që edhe në kësi takimesh të rëndësishme për vendin “mes citimeve të mira e të këqija” zgjedhin këto të fundit, duke dëmtuar imazhin e vendit!
Po citoj: Unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë asaj që tha Presidenti për shtypin dhe rreth asaj që ju citoni. Ka artikuj që na citojnë për keq, ka artikuj që na citojnë për mirë, por më befason që në këtë mundësi që keni, ju citoni ato për keq dhe kjo nuk është e mirë për ty, për mua, sepse jemi këtu për të njëjtin vend që ka një emër: Shqipëri!
Kjo nuk është hera e parë, e me shumë gjasë, nuk duket se do të jetë as e fundit, që kreu i qeverisë, por dhe deputetë të Partisë Socialiste, artikulohen publikisht me një tezë të tillë, sipas të cilës lajmi i keq në media, sidomos kur jehona e saj është ndërkombëtare, është një tjetër “njollë” në perceptimin që të huajt kanë për vendin tonë.
Në fakt, Kryeministri ka të drejtë!
Imazhi dëmtohet nga çështje të tilla, si “kanabizimi i vendit”, “dosja Habilaj”, “mbledhja dhe përpunimi i plehrave në Shqipëri”, etj., por ky nuk është një problem i gazetarëve, për sa kohë këta të fundit i përmbahen parimeve kryesore të profesionit të tyre, por një problem i politikës dhe zyrave të tyre të PR-it.
Gazetari, e ka detyrë raportimin e ngjarjes dhe të vërtetës që ai sheh se fshihet pas saj, duke cituar fakte dhe prova, sikundër mund të ndërtojë një opinion a koment, qoftë dhe negativ, duke argumentuar rrethana të caktuara edhe pa prova të faktuara, kur në mënyrë intuitave, gazetari ka krijuar bindjen se kjo çështje “mban erë”.
Kjo qasje, sigurisht, nuk i pëlqen asnjë kryeministri, politikani apo drejtuesi të një zyre PR-i, të cilët imazhin e kanë të shenjtë!
Duhet thënë se kjo tendencë e qeveritarëve për të orientuar mediat sesi duhet të shkruajnë e raportojnë nuk është lokale, por një fenomen botëror.
Në SHBA ky debat është bërë në vitet 1920, që kulmoi me një sërë botimesh nga Walter Lippmann e Edward Bernays, mbi përpjekjen e politikanëve për të orientuar raportimin mediatik, një tendencë kjo që ka vijuar përgjatë gjithë këtij shekulli (lexo “Manufacturing consent” nga Noam Chomsky dhe Edward Herman), deri në ditët e sotme, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë është Presidenti Donald Trump.
Në librin e tij “Liberty and the news”, Walter Lippmann, i njohur si “themeluesi i gazetarisë moderne” dhe dy herë fitues i çmimit “Pulitzer”, denoncon shtypin e kohës së pasluftës së Parë Botërore, i cili publikonte artikuj sipas një teorie ku raportimi i drejtë dhe i vërtetë duhej sakrifikuar në emër të të mirës së qytetarëve:
...pas nënshkrimit të armëpushimit, dukej sikur miliona amerikanë ishin betuar se nuk do të mendonin më kurrë për veten e tyre. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për atdheun, por jo të mendonin për të. Ndërsa ajo pakicë, e cila kishte mundësinë dhe detyrën të reflektonte, me kokëfortësi besonte se vetëm ajo dinte të mendonte për të mirën e atdheut dhe shpikën një teori sesi publiku duhet të dijë çfarë është e mirë për të... Puna e gazetarëve ngatërrohej nga politikëbërësit me punën e klerikëve, profetëve dhe propaganduesve. Kjo mënyrë e të bërit gazetari parashikonte se e vërteta dhe e drejta duhej sakrifikuar sa herë që dikush mendonte se ajo ishte e nevojshme për të mirën e qytetarëve... – Kjo teori, shkruante Lippman, për mënyrën sesi duhet të raportohet lajmi përtej të vërtetës, është një sulm i hapur ndaj themelit kushtetues, për të drejtën e fjalës dhe asaj për informim. Nuk mund të ketë ligj më të madh për gazetarin se të raportojë të vërtetën dhe të “nxjerrë djallin zbuluar”. (Lippmann, 1920, pp. 7-13)
Ndonëse një histori e ndryshme në kohë dhe hapësirë, shembulli dhe analiza e Lippmann vjen shumë aktuale në Shqipërinë e sotme, të një shekulli më pas, veçanërisht po të kujtojmë kritikat dhe ankesat e Kryeministrit Rama për mënyrën e raportimit të gazetarëve dhe mediave, të cilat ai preferon ti quajë “kazan”.
Në disa raste, kreu i qeverisë mund të ketë të drejtë, dhe ai ka pjesën e tij në këtë “kazan”, por ti thuash gazetarit se raportimi dhe pyetjet e tua për kanabisin, korrupsionin dhe krimin e organizuar po dëmtojnë imazhin e vendit, është një shmangie totale e përgjegjësisë si shtetar dhe një përpjekje për të vrarë lajmësin!
Kujdes, lajmësi është i shenjtë!
Mes një gazetari-llustrues dhe një tjetri baltosës (sipas konceptit të kryeministrit), personalisht, po jam i sigurt dhe gazetarë “të një planeti tjetër” si Lippmann, Bernstein, Frost, e të tjerë shërbestarë të interesit publik si Edward Snowden e Julian Assange, do të zgjidhnin këtë të dytin.
*Titulli është i Politiko. Titulli i autorit: Gazetaria dhe imazhi i vendit.
Të fundit
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01