Flash News

KRYESORE

Glos: Tarifat e studentëve të larta; më pushon zemra kur mbush makinën me karburant

Glos: Tarifat e studentëve të larta; më pushon zemra kur mbush

Drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, Walter Glos ka dalë në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë sërish protestën, sot në ditën e tetë.

Gjatë një takimi të AMA dhe KAS për shpalljen e “Trajnimit te gazetareve lokale gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 2019”, Glos tha se studentët duhet të kuptohen, pasi tarifat e tyre janë shumë të larta.

“Mund t’i kuptoj studentët. Ata që kanë qenë në konvikte e kuptojnë se pse ata ngrihen. Tarifat studentore ne Shqipëri janë të larta edhe krahasuar me Gjermaninë”, u shpreh zyrtari gjerman, ndërsa u ndal edhe te çmimi i lartë i karburantit në Shqipëri.

“Kur shkoj te mbush makinën me karburant pothuaj më pushon zemra. Nuk dal dot para kamerave të them se gjërat janë mirë”, tha ai, raporton politiko.al.

Të fundit