Flash News

KRYESORE

Glover del dhe sqaron gazetarët: Faleminderit që erdhët, por më vjen keq!

Glover del dhe sqaron gazetarët: Faleminderit që erdhët, por

Ndërsa gazetarët prisnin daljen e shefes së misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover në një konferencë për shtyp, kjo e fundit doli dhe deklaroi se kishte ndodhur një keqkuptim dhe se ajo nuk kishte ndërmend të jepte një konferencë për shtyp.

Glover tha nuk ka pasur qëllim që të jepte një konferencë për shtyp dhe se nuk ka asnjë mesazh për të dhënë. Ajo i ka falënderuar gazetarët që kanë ardhur, duke shprehur keqardhjen që nuk mund t’u jepte asnjë informacion për momentin.

“Ka ndodhur një keqkuptim dhe nuk kam pasur qëllim të jap një konferencë për shtyp. Bëhet fjalë për raportin ku mbahen rekomandimet që i kemi diskutuar dhe vazhdojmë t’i diskutojmë. Jemi thjeshtë duke bërë diskutime dhe nuk kam asnjë mesazh për të dhënë. Faleminderit që erdhët. Takimet do të vazhdojnë nesër dhe pasnesër, por kam frikë se nuk kam asgjë për t’ju thënë sot. Më vjen keq që nuk ju ndihmoj dot për momentin”, tha Glover.

Të fundit