Homazhet për Azem Hajdarin, Basha: U vra nga njerëz me uniformë të shtetit

Opozita po zhvillon homazhe në memorialin e Azem Hajdarit e heroit të Lëvizjes Studentore të vrarë 21 vjet më parë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij ka vlerësuar figurën e Hajdarit, duke theksuar se ai u vra nga njerëz që mbanin uniformën e shtetit.

“Sot shqiptarët nderojnë Hajdarin, liderin e lëvizjes studentore , kreun e partisë së parë pluraliste, demokratike i cili u vra mizorisht nga krimenelët me uniformën e shtetit bashkë me shoqërursin e tij, Besim Cerja. Ai ishte shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane ku qytetarët janë zotër të fateve të tyre, me një politikë të ndarë nga krimi. Fatet e vendeve të merren me përgjegjësi nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë si më të mirët për të marrë barrën e përgjegjësive. Sot në këtë 21 vjetor është aktuale plaga e hapur e 12 shtatorit, krimi vazhdon të ketë ketë uniformë, postet shtetërore, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të pa punë dhe të kërkojnë shpëtim rrugëve të botës nga pushteti që nuk buron nga vota, por nga krimi e korrupsioni. E sotmja është një thirrje për bashkim mes shqiptarve të ndershëm, demokratëve, socialistëve të ndershëm që nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për tu bërë bashkë drejt integrimit. 21 vjet pas sakrificës sublime të liderit të studentëve ka ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë siparin e dhimbshëm të tranzicionit dhe të hapë rrugën e vlerave e mundësive për çdo shqiptar. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin. I paharruar qoftë kujtimi i tij”-tha Basha në fjalën e tij.