Flash News

KRYESORE

I prekur me COVID-19, ndërron jetë mjeku Arjan Pushi. E konfirmon dhe MSH

Është ndarë nga jeta mjeku hematolog Arjan Pushi. Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministria e Shëndetësisë.  Pushi është mjeku i parë në vendin tonë që nuk arrin ti mbijetojë COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u publikua lajmi se kishte ndërruar jetë mjeku Pushi dhe ky lajm u hodh poshtë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila iu lut mediave të bazoheshin në burime zyrtare.

Teksa sot, vetë MSH ka dhënë lajmin se mjeku Pushi nuk ia doli dot.

"Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!"- shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në profilin e saj në Facebook.

Të fundit