Flash News

KRYESORE

Imami i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Ktheni në atdhe fëmijët që janë në kampet e ISIS

Imami i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Ktheni në atdhe

Rasti i Alvin Berishës, fëmijës shqiptar që ndodhet në kampet e ISIS në Siri ka sjellë një reagim të gjerë të opinionit publik, që kërkojnë kthimin e tij në shtëpi pranë të atit. Reagimi më i fundit ka qenë ai i myftiut të Shkodrës, imam Muhamed Sytari, .

Në një deklaratë për mediat, Sytari ka bërë thirrje që shteti të kthejë në atdhe të gjitha familjet shqiptare që janë mashtruar nga ISIS.

Ai tha se ‘diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije’.

Imami u shpreh se ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një ‘zullum’ i madh që nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë.

“Diplomacia dhe shteti  të punojnë për rikthimin e tyrë në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propoganda false në Siri dhe tashmë femijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, tha imami.

Të fundit