Flash News

KRYESORE

'Instagram' dhe 'lifestyle', 5 blogeret e talentuara shqiptare që pëlqehen nga të gjithë

Gjithnjë e më shumë po shpenzojmë një kohë të gjatë nga jeta jonë në Instagram, kështu që gjëja e vetme që mund të bëjmë në të tilla raste, është që të ndjekim njerëz, profilet e të cilëve t’ia vlejnë vërtet.

E dimë që në listën e ndjekësve tuaj ndodhet me siguri ndonjë Kardashian apo këngëtar i preferuar me miliona ndjekës, por ne kemi një tjetër qëllim sot.

Pasi u hodhëm një sy Instagrameve tona, përzgjodhëm 5 profile vajzash të reja dhe të talentuara shqiptare, që duhet t’i ndiqni me patjetër në Instagram.

Nëse keni ndopak shpirt artisti dhe vlerësoni origjinalitetin, atëherë nuk do të zhgënjeheni.

1.Sabrina Shehu

Nëse ju duhet një logo origjinale dhe që t’ju përfaqësojë më së miri juve apo biznesin tuaj, për këtë mendon Sabrina Shehu. E specializuar për grafikën, fotografinë dhe dizajnin, Sabrina ju vjen në ndihmë me ide fantastike të shpalosura në profilin e saj në Instagram, ku mund ta gjeni nën emrin thesabb ose thesabdesignhouse.

2.Adela Durmishaj

Nëse jeni të dashuruar me artin dhe të bukurën, atëherë Adela Durmishaj do të plotësojë të gjitha pritshmëritë tuaja. E specializuar për krijimin me dorë të kukullave, çantave, suvenireve, dekoreve dhe shumë artikujve të tjerë, Adela ka profilin e dytë më interesant që mund të ndiqni në Instagram. Mund ta gjeni me emrin e saj në rrjetin social, ose adelascrafthouse për të parë më nga afër punimet e saj të realizuara me shumë mjeshtëri.

3.Dajana Dako

Për një stil unik në të veshur kemi Dajana Dakon, e cila krijon bluzat më fantastike që keni parë ndonjëherë. Ajo u njoh fillimisht si një “influencer” falë veshjeve të bukura dhe kombinimeve fantastike që realizonte. Më pas, falë artit të qëndisjes, Dajana krijon sot dhuratat më të bukura për ju dhe miqtë tuaj. Mjafton të keni një ide dhe ajo do ta realizojë në veshjen tuaj, e cila do të bëhet e preferuara. Për të interesuarit, Dajanën e gjeni në Instagram me emrin sincerelyana_shop.

4.Kristi Janku

Për adhuruesit e ushqimit të mirë dhe jetës së shëndetshme, Kristi Janku sjell faqen më interesante që keni parë ndonjëherë dhe që mund ta gjeni në Instagram me emrin (kikiliciouss). Kristi është designer në profesion dhe kjo e ka ndihmuar që t’i bëjë recetat të shijshme edhe në sy. Do të mësoni recetat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë dhe do të na falënderoni më vonë, pasi t’i keni shijuar.

5.Antonela

Ishte viti 2012 kur Antonela Cekixhi nisi rrugëtimin e saj në muzikë përmes “X Factor”. Por edhe pse është shkëputur nga skena, Antonela Cekixhi ka zgjedhur të tregojë pasionin për muzikën përmes videove të shpërndara në Instagram. Çdo këngë e famshme që keni dëgjuar, do ta gjeni cover, të kënduar live nga Antonela në profilin e saj. Zëri i saj madje u përzgjodh mes 2000 të tjerëve nga një prej këngëtarëve latinë më të njohur në botë. Maluma përzgjodhi cover-in e Antonela Cekixhit për ta publikuar në profilin e tij në Instagram, dhe më pas suksesi i saj sa vjen edhe rritet.

 

 

Të fundit