Flash News

KRYESORE

Ish-kryetari i PD-së, Tritan Shehu i kujton Rudina Hajdarit: Azemi nuk është përjashtuar asnjëherë nga partia

Ish-kryetari i PD-së, Tritan Shehu i kujton Rudina Hajdarit: Azemi nuk

Ish-kryetari i Partise Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur poshtë deklaratat e deputetes Rudina Hajdari, që deklaroi se babai i saj është përjashtuar dy herë nga partia.

Në një prononcim për Politiko.al, Shehu sqaroi shkurtimisht se Azem Hajdari është larguar nga grupi parlamentar i partisë, por nuk është përjashtuar asnjëherë siç ajo pretendon. “Jo, nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike. Është nxjerrë nga grupi parlamentar i PD për një periudhë kohore”, sqaroi Shehi.

Në prononcimin e saj për ‘Zërin e Amerikës’, Hajdari pranoi se do dilte kundër vendimit të Keshillit Kombetar të PD, duke mbajtur mandatin e deputetes.

"Vendimi im ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe me ecurinë e demokracisë në vend. Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Duke marrë parasysh këtë përgjegjshmëri të lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur dhe shërbimi më i duhur që do t’i bëja të ardhmes së Shqipërisë", u shpreh Hajdari.

Të fundit