Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kaso: KQZ bëri teatër sot, opozita ka denoncuar mbushjen e kutive dhe jo numërimin
Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso e ka quajtur teatër qesharak mbledhjen numërimin e sotëm të votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që u bë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit.
Në një konferencë për mediat, ai tha se sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka pasur asnjëherë kontestim nga opozita.
Kaso shtoi se opozita nuk ka kontestuar numërimin, por mbushjen e kutive për rritjen e pjesëmarrjes, që verifikohet nga hapja e kutisë së materialeve zgjedhore dhe se kërkon transparencë nga KQZ dhe zbatimin e ligjit për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore sipas kërkesës nga koalicioni opozitar.
“Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve.
Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur.
4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet show dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.”, tha Kaso për mediat.
Ai theksoi se KQZ ka detyrim të bëjë transparencë dhe detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore.
“Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret. Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit.
Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj evropiane.’, përfundoi Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së.