Flash News

KRYESORE

Kim flet për emërimin si ambasadore në Shqipëri: U përpoqa të lexoja sa më shumë, megjithëse asgjë nuk e zëvendëson të qenurit këtu

Kim flet për emërimin si ambasadore në Shqipëri: U

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla edhe për emërimin e saj në Shqipëri. Që nga Vlora, aty ku është zhvilluar intervista ajo tha se është përpjekur të lexojë sa më shumë përpara se të vinte në vendin tonë, megjithatë asgjë nuk e zëvendëson të qenurit këtu.

Ambasadorja Kim: Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…

Sokol Balla: …pandemia, po…

Ambasadorja Kim: …dhe tani kam takuar dy prej heronjve të mi, Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Sokol Balla: Epo, ky i dyti duket prej vërteti; dua të them ishte ai që faktikisht bëri diçka shumë…, por e dini – sepse ka dy anë të historisë, ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare – a e dini se e kemi humbur Deklaratën e Pavarësisë dhe flamuri na humbi dhe e shkatërruam shtëpinë ku u shpall pavarësia? E dinit këtë?

Ambasadorja Kim: Jo, këtë nuk e dija.

Sokol Balla: Po, është ana tjetër e historisë sonë. Është histori e ndërlikuar e jona…

Ambasadorja Kim: Po, po.

Të fundit