Flash News

KRYESORE

Klajda Gjosha për videon e Ramës në familjen e vajzës së abuzuar: Është e papranueshme dhe e dënueshme!

Klajda Gjosha për videon e Ramës në familjen e vajzës

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha e konsideron të papranueshme dhe në shkelje flagrante të ligjit, publikimin e pamjes së prindërve të vajzës së abuzuar në Kavajë, në profilin e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.

Gjosha fton shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë ndaj këtij veprimi të kryeministrit Rama.

E veshur me të zeza, Spiropali zbulon identitetin e familjes së vajzës së dhunuar në Kavajë

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Publikimi i imazhit të vajzës së mitur në Kavajë, me zë dhe figurë është shkelja më flagrante e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Neni 17, Liria e jetës private, pika 3, e shpreh qartë se ‘privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media’.

Unë mund të kuptoj çdo gjë në këtë shtet, por që kryeministri të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e papranueshmë dhe e dënueshme!

Do ta ftoja të gjithë shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë!

Abuzimi i Ramës dhe Spiropalit me familjen e vajzës në Kavajë, reagon Ina Zhupa: Kjo qeveri s’ka turp!

Të fundit