Flash News

KRYESORE

Kombëtarja/ Kaçe optimist ndaj Islandës, Berisha tregon pikën e fortë të kuqezinjve

Kombëtarja/ Kaçe optimist ndaj Islandës, Berisha tregon

Shqipëria vazhdon përgatitjet për dy takimet e radhës të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 ndaj Islandës të shtunën, e më pas ndaj Moldavisë më 11 qershor. Në konferencën për shtyp sot dolën mesfushori Ergys Kaçe dhe portieri Etrit Berisha.

“E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër. Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati.”, tha Kaçe.

Ndërkohë Berisha deklaroi se skuadra është përmirësuar dhe tregoi repartin më të kompletuar.

"Atmosfera mund të them që është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar që ekipi të ketë entuziazëm. Tani për tani jemi të lumtur se si po kalojmë edhe në stërvitje, edhe jashtë saj.”

Ndeshja ndaj Islandës është e rëndësishme, por nuk duhet të kemi presion. Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat pozitiv do të hapte shpresat për kualifikim. Jemi në një grup, ku diferencat janë të vogla.

Tani për tani, kemi mundësi të mira në mbrojtje. Kemi shumë lojtarë që mund ta kryejnë këtë repart mjaft mirë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që në këtë repart jemi të konsoliduar mirë dhe shpresoj mos të kemi probleme.”, tha Berisha.

Të fundit