Flash News

KRYESORE

‘Komunikimi’ në distancë mes Ramës e Tahirit, kryeministri dhe ish- ministri ‘bashkohen’ në Nivicë

Saimir Tahiri ka qenë një prej njerëzve të afërt të Edi Ramës për shumë vite. Por që pas përjashtimit të Tahirit nga PS-ja, pas publikimit të asaj që njihet si ‘Dosja Habilaj’, të dy i kanë shmangur takimet mes tyre.

Për rastësi apo jo, dy ish-miqtë këtë herë janë ‘bashkuar’, në distancë, në Nivicë.

Dy ditë më parë, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social Facebook një video nga kanionet e Nivicës. “Më të bukura seç i tregojnë - Kanionet e Nivicës & Gusmarit”, shkruante Tahiri krahas videos së publikuar.

Sot ishte radha e Edi Ramës, për të vizituar Nivicën. Kryeministri ndodhej në këtë fshat të Tepelenës i cili është pjesë e programit 100 fshatra të përzgjedhur nga qeveria.

Nëse Tahiri i cilësonte si ‘më të bukura seç i tregojnë’, Rama thotë për Nivicën ‘një stacion fantastik në rrugën e jetësimit të Programit Kombëtar 100FSHATRAT’.

 

 

 

Të fundit