Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kopshti i ri për fëmijët e Çorovodës, më kushte të përmirësuara dhe me më shumë argëtim
Fëmijët e kopshtit të Çorovodës sot janë me një ambient të ri dhe të rikonstruktuar. Godina e Kopshtit nr. 1 në Çorovodë, u rindërtua nga TAP-i, duke qenë se objekti i mëparshëm nuk përmbushte kushtet e nevojshme.
Kushtet janë përmirësuar ku tashmë fëmijët e Çorovodës në kopshtin e tyre do kenë Sot ngrohje qendrore, mobilim të ri dhe një kuzhinë të plotë. Për të luajtur dhe për t`u argëtuar kanë një oborr me shumë lodra ku ditët me diell do jenë krejtësisht të ndryshme për ta.
Godina ka dy kate e katër ambiente secili sipas grup moshave të ndryshme. Në të njëjtën godinë janë vendosur edhe dy grupet e çerdhes me fëmijë më të vegjël. Rreth 60 fëmijë të Çorovodës përfitojnë nga investimi prej 498,000 Euro, pjesë e programit të Investimit Social dhe Mjedisor të TAP-it.
Adriatik Mema, kreu i Bashkisë së Skraparit dhe Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shoqëruan në mjediset e kopshtit të ri nga drejtoresha e këtij institucioni, Enerida Hoxha.
“Faleminderit TAP-it për investimin dhe këtë dhuratë të bukur. Iu uroj fëmijëve që do të kenë fatin të jenë në këtë kopsht çdo të mirë. Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të sigurojmë investime të tilla për edukimin e fëmijëve, që janë e ardhmja e këtij vendi”, tha, kreu i Bashkisë së Skraparit.
Malfor Nuri, Menaxher i TAP-it për Shqipërinë u shpreh:
“Nuk e fsheh gëzimin tim teksa shikoj fëmijët e Çorovodës që luajnë në godinën e re. Më vjen mirë që kemi mundur të krijojmë kushte moderne për ta. Përmirësimi i jetesës së komuniteteve pranë gazsjellësit është njëherazi një objektiv dhe një dëshirë e TAP-it dhe për ta realizuar këtë ne po bëjmë një sërë investimesh sociale dhe mjedisore. Kopshti është një shembull i mirë i impaktit pozitiv të TAP-it në komunitet ku ai kalon.”
Zbatimi i projektit u menaxhua nga Abkons, kontraktori TAP-it për investimet sociale dhe mjedisore, ndërsa përgjegjës për ndërtimin e kopshtit e rregullimin e mjediseve të jashtme ishte shoqëria Desaret shpk. Punimet kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në to janë punësuar afërsisht 70 persona.
Deri më sot, TAP-i ka investuar mbi 3 milion euro në rehabilitimin e 12 shkollave, kopshteve e çerdheve në Shqipëri. Rreth 5,000 fëmijë janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve. TAP-i mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe atë vendore.