Flash News

KRYESORE

Kosova nuk pranohet në INTERPOL; shtetet që votuan kundër

Kosova nuk pranohet në INTERPOL; shtetet që votuan kundër

Kosova ka dështuar në raundin e parë edhe në raundin e dytë pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme për anëtarësimin në INTERPOL.

Kundërshtim të fuqishëm për Kosovën kanë pasur shtetet si Maroku, Bjellorusia, Kina e Namibia. Kundër ashtu siç pritej, ishte edhe Rusia.

Në votimin e dytë Kosova ka marrë vetëm 68 vota pro, 51 kundër si dhe 16 shtete kanë abstenuar. Kujtojme që për tu anëtarësuar në INTERPOL, Kosovës i duhen dy të tretat e votave.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, pritej të ishte një sukses i qeverisë. Por me mospranimin nga shtetet e tjera, ky është një dështim dhe që nuk ndikon pozitivisht për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të fundit