Flash News

Kosova

I nxehti ekstrem, Kosova kufizon oraret e punës për disa kategori

I nxehti ekstrem, Kosova kufizon oraret e punës për disa kategori

Edhe Kosova është përfshirë nga temperaturat e larta, ndaj për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të evitohen daljet jashtë gjate pikut, si dhe ka nxjerrë një serë rekomandimesh lidhur me këtë çështje.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që nga 13 deri më 20 korrik, të dalin nga puna gratë shtatzëna.

Sipas pikës 2 të vendimit, në rast të pamundësisë së lirimit nga puna të grave shtatzëna, ata të punojnë nga shtëpia.


Po ashtu, është marrë vendim që qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

VENDIM
Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta
Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori:
1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.
6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Të fundit