Flash News

Kosova

Vajza nga Kosova viktimë e masakrës në Austri, reagojnë familjarët: Dhimbje e madhe!

Vajza nga Kosova viktimë e masakrës në Austri, reagojnë

Reagojnë familjarët e Lea Ilir Bajramit, e cila ishte në mesin e viktimave në ngjarjen tragjike që ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë. 

Muhabi Bajrami, familjar i të ndjerës, përmes një postimi në Facebook e ka përshkruar këtë moment si jashtëzakonisht të rëndë për familjen.

“Me zemër të thyer dhe me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë.

Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen tonë në këto çaste të vështira”, shkroi Bajrami.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë, ndërsa autoritetet atje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit