
Flash News
Plagosja e djeshme në Durrës, 36-vjeçari ishte me dy të mitur në makinë kur u qëllua
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër
Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Vendet e QUINT-it e kundërshtojnë, Kurti ngul këmbë në hapjen e urës së Ibrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë në hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s.Gjatë një takimi të premten në Prishtinë, Kurti ua paraqiti përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër, njoftoi Zyra e tij në një komunikatë për media.
“Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet në njoftim.
Më herët të premten, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha pas takimit me Kurtin se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.
Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia.Sipas njoftimit, plani i Qeverisë së Kurtit parasheh “testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”.
Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit - u shpreh më herët kundër hapjes së urës mbi Ibër.Sipas saj, një veprim i tillë synon “destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, ndonëse, në kuadër të dialogut, është rënë dakord që të hapet edhe për trafik. Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.Kjo është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi të enjten se "një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë".
Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët janë pajtuar që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Është hapur vetëm njëra anë e saj për këmbësorë.Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim.
Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Shqiptarët në Mitrovicë të Jugut dhe serbët në Mitrovicë të Veriut – me të cilët ka biseduar më parë Radio Evropa e Lirë - janë të ndarë nëse ura duhet të hapet.Për shqiptarët, hapja e urës do të ishte “gjë e mençur”, ndërsa për serbët vendim që rrit tensionet./ REL
Të fundit


Rritet anemia në popullatë
31 Maj 2025, 22:18
Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10









Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta
31 Maj 2025, 13:54


Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!
31 Maj 2025, 12:59




I gjithë populli (patronazhist) polic
31 Maj 2025, 11:59
Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës
31 Maj 2025, 11:39



Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës
31 Maj 2025, 10:20

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë
31 Maj 2025, 09:41
Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
31 Maj 2025, 09:22
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
31 Maj 2025, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
31 Maj 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
31 Maj 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Maj 2025, 08:01
Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale
30 Maj 2025, 22:56


Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
30 Maj 2025, 22:05
Rrëzohet miti i ‘tetë orë gjumë’, ja çfarë duhet të keni parasysh
30 Maj 2025, 22:01

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj 2025, 21:42



Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49





Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'
30 Maj 2025, 14:29
Bebe Rexha kryeson listën e Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit
30 Maj 2025, 14:14
Plagoset 40-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë
30 Maj 2025, 13:59
KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër
30 Maj 2025, 13:48
Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025
30 Maj 2025, 13:30



Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ Berisha: Nuk bllokojmë askënd
30 Maj 2025, 12:41
U akuzua nga Rusia se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia paralajmëron hetim
30 Maj 2025, 12:33

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
30 Maj 2025, 12:18

Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas
30 Maj 2025, 12:01
“Jemi diktaturë hibride”, Goxhaj: PS kapak i krimit dhe i pushtetit
30 Maj 2025, 12:00
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”
30 Maj 2025, 11:39
Haxhiu: Shqipëria përballë një katastrofe demografike
30 Maj 2025, 11:33