Kreu i Kominitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj nuk e ka fshehur pakënaqësinë me projektin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, që tani po shkon drejt përfundimit. Në prononcimin e shkurtër për ‘Cs Monitor’, Bruçaj ka pranuar për herë të parë se roli i Turqisë në këtë çështje ka qenë përçarës te myslimanët shqiptarë. Gjithsesi, ai thekson se më i rëndësishëm është fakti që kjo xhami po ndërtohet dhe do i shërbejë të gjithë besimtarëve.
“Nëse ne do të kishim paratë, do kishim bërë diçka ndryshe. Por gjërat ishin vendosur më parë… nuk është e lehtë për ne”, ka deklaruar Bruçaj.
Xhamia e Namazgjasë është financuar nga Turqia dhe ajo do të jetë më e madhja në rajonin e Ballkanit. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar projektin e xhamisë që është i njëjtë me stilin otoman.
Discussion about this post