Flash News

KRYESORE

Krimi në Shkodër dhe rasti i Valdrin Pjetrit, Bushati: Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike

Krimi në Shkodër dhe rasti i Valdrin Pjetrit, Bushati: Modeli ynë

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati prej kohësh nuk i kursen dozat e kritikave ndaj qeverisë dhe partisë ku bën pjesë, PS-së.

Duke folur për A2CNN, Bushati thotë se “Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë, ndërsa nuk pranon akuzën se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij.

“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai.

Si ish i deleguari i Kryesisë socialiste për Qarkun e Shkodrës, që më pas vendin e tij e zuri Pjetri, flet për herë të parë mbi problemin e lidhjeve që ekzistojnë mes krimit dhe politikës.

“Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”, tha ish ministri.

Të fundit